Në Prizeren po vijnë persona edhe nga vendet që s’janë prekur nga tërmeti
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 28 November 2019
Rreth 100 persona kanë mbërritur në Prizren, në kampin e ish-KFOR-it gjerman. Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe kryetari Mytaher Haskuka.
Sipas tij, janë duke u evidentuar të gjithë, pasi sipas informatave nga policia, ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti.
Evidentimi dhe verifikimi, sipas Haskukës, po bëhet për të shmangur keqpërdorimet e mundshme.Mësohet gjithashtu se në këtë kamp që kanë mbërritur persona nga Shqipëria për t’u strehuar, shumica vijnë nga komuniteti pakicë.
Një numër i konsiderueshëm i këtyre personave, fillimisht u vendos në Hotelin “Grand” në Prishtinë. Grupi Koha ka qëndruar aty derisa ata janë dërguar me autobusë për në Prizren. Është mësuar se asnjë familje nuk ka shkuar t’i marrë ndonëse qëndruan gjatë aty, dhe kështu të gjithë janë dërguar në ish-kampin e KFOR-it gjerman në Prizren.
Për ndryshe, nga Kazerma e FSK-së në Prizren, pritet të nisen një sasi e konsideruar ndihmash të grumbulluara me thirrjen e Komunës së Prizrenit drejt zonave në nevojë.
Sipas kryetarit Haskuka ka mbi 1000 batanije, pako me ushqim të mjaftueshëm për një javë për një familje, raporton KTV.
Sipas Haskukës, në koordinim me ambasadën shqiptare do të shpërndahen në zonat ku ka më shumë nevojë.
Të tjera
-
Vetëvendosje: Do të shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet e deritashme me Serbinë para se të fillojmë dialogun e ri
Vetëvendosje ka njoftuar se nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha Kol...
-
Arrestohet në Pejë “Princ Dobroshi” – Kush është “Bosi i drogës” që iu frikësuan edhe shtetet evropiane
Një përleshje fizike që ndodhi më 7 Dhjetor të këtij viti në rrugën “Lekë Duk...
-
Lajm i mirë për fermerët e kësaj komune, ndahen 100 motokultivatorë
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Drenas ka ndarë 10...
-
Elvic Naçi zbulon shumën që është mbledhur për të prekurit nga tërmeti
Rama po zhvillon mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, në tryezë së ...
-
Ambasada britanike reagon pas deklaratave të Vuçiqit për Reçakun
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave të presi...
-
Pas Haradinaj edhe kryetari i Klinës takohet me investitorët gjermanë për të rifunksionalizuar Minierën e Boksitit
Kryetari i Komunës së Klinës , Zenun Elezaj ka njoftuar se është takuar me in...
-
Mbeten ende në fuqi çmimet e rritura të sigurimeve të automjeteve
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me k...
-
Përmes marrëveshjes së re ndahen përgjegjësitë për hetim të aksidenteve ajrore
Autoriteti i Aviacionit Civil bashkë me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve ...
-
Pal Lekaj të martën nënshkruan kontratat e para për ndërtimin e rrugëve rajonale të Kosovës
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se i pari i kësaj min...
-
Tërmet në Durrës, kjo është shkalla e rihterit
Sot në orën 15:53 ka ndodhur një tërmet në qytetin e Durrësit. Sipas njoft...
-
A ja dha Vetëvendosje presidentin LDK-së, flasin nga partia e Albin Kurtit
Një ndër arsyet kryesore pse ende nuk është finalizuar marrëveshja e koalicio...
-
Deputeti i VV-së tregon se kur nënshkruhet koalicioni me LDK-në
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati pas regjistrimit ...