Lajme

Në pritje të vendimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 03 December 2023

Ende nuk është përcaktuar vendimi ndaj Naim Murselit, dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, tha janë në pritje të vendimit.

“Ende nuk është marrë vendimi, jemi në pritje”, tha ajo për Klankosova.tv

-Advertisement-

Sot në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit, ish-bashkëshorti i tanimë të ndjerës Liridona Ademajt, dhe dy të tjerëve.

Murseli është i dyshuari kryesor për organizimin e ngjarjes makabre.

Ai e ka pranuar se ka paguar për vrasjen e gruas së tij.

Dyshohet se Naim Murseli, i ka paguar 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Ademajn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera