Rozë

Në pritje të ëmbël për herë të dytë/ Zaimina poston fotot e ëmbla me vajzën dhe ka një pyetje për fansat (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 26 November 2021

Pak kohë më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari zbuloi se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe ku tregonte për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Zaimina ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë dhe në postimin e fundit në “Instagram”, ajo pyet fansat nëse mendojnë se bebi do të jetë vajzë apo djalë.

“Dy bekimet e jetes time qe me kujtojne dhe tregojne se sa e bukur eshte jeta, se si mundet njeriu te jet i lumtur vetem nga nje prekje, puthje apo buzeqeshje. Faleminderit Zot ! Si mendoni bebi eshte vajze apo djale?”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me pozat e reja në “Instagram”.

-Advertisement-

Në fotot në fjalë, ajo shfaqet së bashku me të bijën, të dyja të veshura me të bardha. Në një pozë, e vogla është duke puthur barkun e mamit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera