Rozë

Në pritje të ëmbël, foto e parë e Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur!

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 15 September 2020

Një ditë më parë u raportua se këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, është në pritje të fëmijës së parë me partnerin turk, Husseim Usta.

Emisioni i mëngjesit në televisionin T7, #gjesi, raportoi dje se ka mësuar nga burime të afërta se Genta tashmë është shtatzënë në muajin e dytë.

Ndërkohë ditën e sotme po qarkullon në rrjet një fotografi e këngëtares, ku shihet barku i saj pak i rrumbullakosur. Genta është parë në një dyqan të luleve në Zvicër, veshur me një fustan të zi ku vëmendje ka marrë barku i saj.

-Advertisement-

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e saj, por fansat janë në pritje të konfirmimit ë këtij lajmi të bukur. Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Kujtojmë se në muajin shkurt të këtij viti, u komentua për herë të parë që Genta është shtatzënë. Nga ana tjetër, disa ditë më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera