Lajme

Në Prishtinë fillon protesta “Boll Ma”

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 11 August 2018

Në Prishtinë ka filluar protesta “Boll Ma” kundër dhunës institucionale dhe shoqërore ndaj grave dhe vajzave, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë protestë po marrin pjesë qindra gra dhe burra duke kërkuar shkarkimin e komandantit të policisë dhe disa policëve në Gjakovë që sipas tyre mbajnë përgjegjësi për mos parandalimin e vrasjes së një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare.

Viktimat janë vrarë nga bashkëshorti i gruas.

-Advertisement-

Edhe të premten në qytetin e Gjakovës qindra qytetarë kanë protestuar në qendër të qytetit për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 40 vjeçares dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje mbrëmjen e datës 7 gusht nga bashkëshorti i saj.

Protesta është organizuar nga Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës ndërsa do të marshohet prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël.

“Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme ‘Mjaft më me arsyetime’. Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që mbrëmjen e 7 gushtit, Valeriana Marku Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, Pjetër Nrecaj.

Nga familja e së ndjerës kanë treguar se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj ./inFokus

Lexo edhe: Gjakovë, fillon protesta “Boll mo”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera