Në Prihtinë apo kryeqytetet tjera, ku është më lirë të blesh shtëpi?
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 16 July 2018
Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.
Kryeqyteti i Shqipërisë renditet i pesti në Europë, nga 31 kryeqytete, për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, sipas portalit Numbeo.
Duhen Mesatarisht 17.65 vite për të blerë një apartament në Tiranë më të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare.
Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Europës, për sa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vite për të blerë një apartament. Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vite dhe Parisi me 18.5 vite, të ndjekura nga Tirana.
Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat në vend numëro…
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj. Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian). Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.
Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.
Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme.
Në rajon Prishtina më i përballueshmi
Në rajon, kryeqyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi është Prishtina, e cila renditet e 17 nga 31 kryeqytete të Europës. Më pas renditet në vendin e 12-të Sarajeva, e ndjekur nga Shkupi në vendin e 10-të.
Kryeqytet më të përballueshme në Europë
Kryeqyteti më i përballueshëm në botë është Rekjaviku, i ndjekur nga kryeqyteti i Europës Brukseli. Apartamentet janë të përballueshme edhe në Kopenhagen. Në Europën Perëndimore, është më e lehtë përballimi i blerjes së një apartamenti, duke qenë se edhe të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të larta. Megjithatë, edhe Sofia renditet një ndër kryeqytetet më të përballueshme për blerjen e një apartamenti, ku edhe pse të ardhurat e disponueshme janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, ka çmime të ulëta për apartamentet.
Numbeo është baza më e madhe e të dhënave, të mbledhura me kontributin e përdoruesve, mbi qytetet dhe shtetet në mbarë botën. Ai mundëson të dhëna në kohë reale për mbi kushtet e jetesës përfshirë: kostot e jetesës, indeksin e shtëpive, shëndetësinë, trafikun dhe ndotjen.
Raporti i çmimit ndaj të ardhurave është matësi kryesor i përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti (sa më i ulët ky tregues aq më mirë). Në përgjithësi përllogaritet si raport i çmimit të një apartamenti me madhësi mesatare ndaj të ardhurave të disponueshme mesatare të një familje. Në këtë formulë madhësia mesatare e një apartamenti merret 90 metra katror. Çmimi për metër në katror është çmimi mesatar i zonave në qendër të qytetit dhe atyre në periferi. /Monitor
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...