Lajme

Në Prekaz nesër përkujtohen 4 dëshmorët e UÇK

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 21 September 2018

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër do të mbahet tubim përkujtimor për nder të 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Haxhiu, Kadri Mehmeti, Shemsedin Haxhiu dhe Xhevxhet Maliqi.

Sipas Këshillit Organizativ, tubimi do të mbahet në fshatin Prekaz i Epërm, nga ora 12:00.

Me këtë rast, në ora 12:30 do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Naim Haxhiu dhe Kadri Mehmetit, të cilët ranë së bashku në luftën për liri të vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera