Rozë

Në prag të Fiter Bajramit publikohet kënga e veçantë për unitet fetar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 03 June 2019

Në prag të festës së Fiter Bajramit, Naim Tërziu në bashkëpunim me reperin “Ard” kanë publikuar projektin më të ri muzikor “United” (të bashkuar).

Një tekst i veçantë dhe muzikë që thërret për bashkim në vend të ndarjeve mes shqiptarëve janë përfshirë në një video klip të realizuar me mjeshtri nga Shaban Shabani.

Projekti që në plan të parë ka dy qytetarë shqiptar të dy feve të ndryshme, rrëfen për mundësinë e bashkëjetesës mes qytetarëve të feve të ndryshme në një vend.

-Advertisement-

Një besimtar i krishter dhe një mysliman luten dhe kryejnë obligimet fetare në tempuj të ndryshëm derisa pjesën tjetër e kalojnë së bashku në punë të rëndomta.

Muzika është realizuar nga “Arti Rec”, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtari, Naim Terziu.

Për make up të artistëve në këtë klip është kujdesur Lirie Shehu, ndërsa regjia dhe realizimi vizual është bërë nga Shaban Shabani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera