Në prag të daljes nga BE, Britania me sytë nga tregtia me Azinë
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 14 January 2018
Britania thotë se shpreson që një ditë të bëhet anëtare e Partneritetit Trans-Paqësor, ose TPP’së, një marrëveshje e tregtisë së lirë që aktualisht po negociohet nga 11 vende të Paqësorit dhe Detit të Kinës së Jugut.
Arsyeja është se qeveria britanike shpreson që tregtia me ekonomi në rritje do të kompensojë për humbjet që mund të ndodhin pasi të dalë nga Bashkimi Evropian, parashikuar për në vitin 2019.
Henry Ridgwell njofton se analistët vazhdojnë të jenë skeptikë se Britania mund të bashkohet me një bllok tregtar aq larg nga brigjet e saj.
Cili është vizioni për Britaninë pas Brexitit? Në fjalët e saj, e lirë nga prangat e Bashkimit Evropian dhe me aftësinë për të tregtuar globalisht me ekonomitë që po rriten më shpejt.
Në një udhëtim të fundit në Kinë, Ministri britanik i Tregtisë la të kuptohet se vendi i tij mund të hyjë një ditë në marrëveshjen për Partneritetin Trans-Paqësor.
“E kemi thënë që duam të jemi një vend i hapur me një këndvështrim global dhe prandaj do të ishte naive që të përjashtonim çdo mundësi të veçantë për të ardhmen”.Londra është 7 mijë kilometra nga çdo breg i Paqësorit. A do të thotë kjo se gjeografia nuk ka më rëndësi në tregtinë e shekullit të 21’të?
“Po përdoret argumenti se sidomos ndërsa zgjerohet tregtia e shërbimeve dhe si rezultat i teknologjisë, një koncept i tillë do të vlejë gjithnjë e më pak në të ardhmen. Dhe është e kuptueshme.
Megjithatë për fat të keq deri tani të paktën, të dhënat nuk e mbështesin këtë argument. Për çfarëdo lloj arsyeje, gjeografia për momentin duket se ka të njëjtën rëndësi që ka pasur”, thotë Jonathan Portes i Kolegjit “Kings” të Londrës.
Duke dalë nga Tregu dhe Doganat e Përbashkëta të Bashkimit Evropian, Britania lë pas një marrëveshje të tregtisë së lirë që llogaritet sa gjysma e tregtisë së saj globale.
Portes thotë se do të duhen dekada që marrëveshje të tjera tregtare të arrijnë atë nivel.“Kompanitë tona janë në shumë raste mjaft të integruara me Bashkimin Evropian, çka do të thotë se do të ketë luhatje të ndjeshme si rezultat i implikimeve të mundshme të Brexit”
.Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ishte një nga forcat nxitëse për Partneritetit Trans-Paqësor, por pasuesi i tij Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja, me pretendimin se do të kishte pasoja negative për të.
Negociatat mes 11 vendeve që kanë mbetur, po përparojnë ngadalë.“TPP, si pasojë e tërheqjes amerikane ka problemet e veta të brendshme.
Dhe do të na duhet të punojmë për t’i zgjidhur ato”.
Australia, një nga palët e negociatave, e mirëpret interesin e Britanisë.
Kryeministrja britanike Theresa May pritet të vizitojë Azinë pas disa muajsh, në një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet para Brexitit./Voa/
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...