Kulturë

Në prag të 28 Nëntorit, ish-ushtari i UÇK-së boton librin “Pavarësia e Kosovës dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Autori: Elvira Haxhiu 20:13 | 26 November 2022

Në prag të 110 vjetori të Pavarësisë së Shqipërisë, doli në treg libri “Pavarësia e Kosovës dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” nga ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shkrimtari Shpend Gjocaj, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë ka njoftuar vetë autori i librit i cili u shpreh i lumtur që ky libër t’u shërbej të rinjve për të mësuar historinë e dhimbshme të vendit tonë.

“I lumtur që sado pak ka për t’u shërbyer gjeneratave të reja për të djeshmen tonë të dhimbshme dhe krenare”, ka Gjocaj në Facebook.

-Advertisement-

Autori i librit, Shpend Gjocaj

“Pavarësia e Kosovës dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte punim i magjistraturës së autorit Gjocaj në vitin 2015.

Gjithashtu kjo është vepra e gjashtë e tij.

Gjocaj në kohën e luftës në Kosovë ka luftuar në Koshare, derisa aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera