Kulturë

Në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, fillon festivali “Rapsodia Shqiptare”

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 26 November 2022

Ka filluar festivali mbarëkombëtarë “Rapsodia Shqiptare”. Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Jashari ka thënë se ky festival me karakter garues do të pasqyrohen këngë të shumta burimore si vlerë e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Në shënim të festës së 28 Nëntorit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes Publike të UÇK-së, edhe këtë vit tashmë tradicionalisht ka filluar festivali mbarëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, në kujtim dhe nderim të historisë sonë të lavdishme dhe luftëtarëve të Lirisë që krahas luftës heroike nuk e ndalën asnjëherë këngën për kombin dhe atdheun tonë për të cilin dhanë më të shtrenjtën jetë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Derisa, Jashari u ka uruar sukses rapsodëve pjesëmarrës në këtë festival të cilët përmes këngës i këndojnë kombit, kulturës, traditave, heroizmit dhe luftërave tona shekullore për liri e pavarësi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera