Lajme

Në Podujevë mërgimtares i vidhet gjithçka që pati

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 02 April 2021

Gjatë ditës së enjte rreth orës 22:30 një grua ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës me targa vendore, shkruan Gazeta inFokus.

Nga vetura i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të  shtetit Gjerman dhe 230 euro.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërsa rasti po cilësohet si vjedhje e rëndë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera