Uncategorized

Në Pllajën Qinghai-Tibet do të ndërtohet observator astronomik

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 26 December 2021

Astronomët kinezë nënshkruan një marrëveshje në Pekin me zyrtarë të qeverisë provinciale Qinghai për ndërtimin e përbashkët të një qendre vëzhgimi astronomik të klasit botëror në pllajën Qinghai-Tibet, e njohur si “Çatia e botës”, citon “Xinhua”.

Pas tre vitesh monitorimi, studiuesit nga Observatorët Kombëtarë Astronomikë të Akademisë Kineze të Shkencave zbuluan se zona e Lenghu, e vendosur në malin Saishiteng në provincën veriperëndimore të Qinghai, do të ishte një vend ideal për të ndërtuar një observator astronomik.

Në gusht, ekipi hulumtues botoi një artikull në revistën “Nature” duke thënë se zona e Lenghu ka avantazhe të tilla si qielli i pastër i natës tipik për rajonin e pllajës, kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe klima e thatë, të cilat e bëjnë atë potencialisht një nga vendet më të mira të vëzhgimit për botën, po aq të vlefshme sa ato ekzistuese në Hawaii dhe Kili.

Sipas shkencëtarëve, ndërtimi i Bazës së Vëzhgimit Astronomik Lenghu do të sigurojë mbështetje kyçe në Kinë për zhvillimin e astronomisë optike, shkencës planetare dhe eksplorimit të hapësirës së thellë.

Të tjera