Lajme

Në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes në Kosovë NATO mban samit të jashtëzakonshëm

Autori: Gazeta inFokus 06:35 | 24 March 2022

23 vjet më parë NATO nisi sulmet kundër Serbisë si kundërpërgjigje për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.

E pikërisht kur më 24 mars, kur kjo datë lidhet edhe me fillimin e ndërhyrjes së NATO-s, Aleanca Veriatlantike do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm.

Këtu do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

-Advertisement-

Në këtë samit të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Joe Biden do të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe mbrojtjen në përgjigje të sulmit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të riafirmuar angazhimin e hekurt ndaj aleatëve tanë të NATO-s”, njoftoi sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në samitin e Këshillit Evropian, të planifikuar për 24-25 mars.

Ai takim do të përfshijë diskutimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë dhe ofrimin e mbështetjes humanitare për viktimat e luftës.

I pari i Shtëpisë së Bardhë, ka bërë dy udhëtime ndërkombëtare që nga marrja e detyrës, dhe të dyja vizitat e vitit 2021 ishin në Evropë. Ai vizitoi Brukselin qershorin e kaluar, duke riafirmuar mbështetjen për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera