Lajme

Në përvjetorin e 22-të varrosen edhe 71 viktima në Srebrenicë

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 11 July 2017

Sot kur bëhen 22 vjet nga maskara më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, në Srebrenicë varrosen edhe 71 viktima.

22 vjet pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.

Gjithë ky krim ndodhi, pasi Serbia nisi luftën në 1992 në Bosnje.

Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjës si “zonë të sigurt”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.

Megjithëkëtë më 11 korrik 1995 – në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur, transmeton Klan Kosova.

Edhe sot mijëra boshnjakë por edhe njerëz nga e mbarë botë mblidhen sot Bosnje për të kujtuar të rënët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera