Lajme

Në përplasjen Ahmeti-Mushkolaj përfshihet edhe Panduri, ja çfarë oferte bën

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 01 October 2021

Në polemikën e nxehtë që po zhvillohet në distancë në mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe analistit politik, Imer Mushkolaj, është përfshirë edhe autori dhe udhëheqësi i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, shkruan Gazeta Infokus.

Panduri ka komentuar në statusin e Ahmetit, duke ofruar një vend pune për analist në RTV Dukagjini.

Në konkursin e shpallur, ai ka vënë edhe kritere.

-Advertisement-

E njëri prej tyre, ka qenë që kandidati të ketë qenë kryetar komune.

Kuptohet, Panduri këtë e ka bërë me shaka.

E gjitha ka nisur kur Mushkolaj i ka bërë ftesë Ahmetit që të bëhet analist.

“Shpend, të pres pas një muaji, si koleg analist. Je ka përgatitesh në rrugë të drejtë je”- kështu i ka thënë Mushkolaj, kryetarit të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Ahmeti ia ka kthyer duke i thënë: “Të kemi ty si analist, s’ka nevojë me u bë edhe një”.

Megjithëse në studio plasën të qeshurat mes dy palëve, polemika mes Ahmetit dhe Mushkolajt ka vazhduar.

Ka qenë Ahmeti, ai që ka reaguar sërish.

“Një analist mbrëmë live në TV si pikë thumbuese më tha ti do të bëhesh analist. Nuk e di a e kuptoj që më shumë e sulmoj vetën.

Pikën më të nalt të karierës së vet – analist në TV, e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu.”, ka shkruar ai.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Mushkolajt. Ai e ka cilësuar Ahmetin si “dështak, dembel dhe të papërgjegjshëm”.

Ndërkohë, Ahmeti në reagimin e fundit ironizoj me Mushkolajn duke përfole emrin e një kremi për mbrojtje nga djegia. “A ti paske qenë, a? Se unë emër skam përmend! Jomelop kremë për djegie?” ka shkruar Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera