Lajme

Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 27 June 2022

Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 17-vjeçar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar mbrëmë pas mesnate nga nëna e viktimës, e cila ia mësyu Policisë bashkë më të bijën për t’i njoftuar për detajet e rastit, shkruan Sinjali.

Në dëshminë e nënës të dhënë para hetuesve thuhet se vajza e saj 12-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me një person po ashtu të mitur, pa dëshirën e saj.

-Advertisement-

Sipas informacioneve të para, Prokuroria ka arritur të mbledh informacione që dëshmojnë se vajza është dhunuar.

Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe ta arrestojë të dyshuarin 17-vjeçar, i cili do të hetohet për veprën penale “dhunimi”.

Deri më tani nuk dihen detajet të tjera, por për çdo zhvillim të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera