Lajme

Në Pediatri dhe Gjinekologji s’ka më pacientë me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 25 September 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikën e Pediatrisë dhe atë të Gjinekologjisë nuk ka pacientë me Covid-19.

“Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë Covid-19”, thuhet në njoftimin e ShKUK-së.

ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera