Në pasarelë për bamirësi Naomi Campbell

Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 22 May 2017
Në pasarelë për bamirësi. Naomi Campbell i është kthyer punës së vjetër për një kauzë të mirë. Shfaqja “Fashion for Relief” ishte konceptuar të mblidhte ndihma për “Save the Children”.
“Pantera e zezë” e botës së modës nuk ishte vetëm në këtë nismë. Në krah të saj kanë sfiluar edhe modele me famë botërore, si Heidi Clum, Kate Moss, Bella Hadid, Natalia Vodianova, Anna Cleveland, por për të miturit në nevojë, praninë e tij nuk e kurseu as Antonio Banderas.
Naomi ishte arkitektja e shfaqjes. Shoqatën e bamirësisë “Fashion for Relief” e ka krijuar para 12 vitesh dhe kjo është hera e dytë që mbledhjen e përvitshme të fondeve e zhvillon në Cannes.
Kohët e fundit, modelja vizitoi edhe një kamp refugjatësh në Jordani, ku u përlot pas takimeve me fëmijët e shpërngulur nga konflikti në Lindjen e Mesme.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, – do të rrëfente 47-vjeçarja, – ashtu siç ishte njëkohësisht eksperience përulësie, sepse të gjithë ata njerëz nuk zhyten në vetëmëshirim, edhe pse kanë humbur shtëpitë, sendet personale, e në fund edhe njerëzit e dashur”.
Në fillim të muajit, Naomi tha për revistën “ES Magazine” se e mendon gjatë të gjithë kohës të ketë edhe vet fëmijë, por shton se me zhvillimin që ka marrë tani shkenca, këtë gjë mund ta realizojë kur të dojë, ndërsa sqaron se nuk i pëlqen të jetë nënë e vetme.

Të tjera
-
Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhụnimi
Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftë...
-
Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd
Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në...
-
Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvill...
-
Pushteti në Beograd akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare,...
-
Thẹrje me thịkë në Klinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmir...
-
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të pazakontë, duke dëbu...
-
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një ạrmë
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin për Gaze...
-
Protestuesit forcave speciale te Kuvendi i Serbisë: Shkoni në Kosovë
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura ...
-
Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd
Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serb...
-
Limaj falënderon qytetarët që votuan NISMA-n: Ky besim na obligon edhe më shumë që të punojmë për vendin
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ...
-
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezulta...
-
“Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të En...