Rozë

Në pamje të parë e thjesht, por kjo paraqitje e Morena Tarakut kushton mbi 5 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 05 June 2020

Morena Taraku njihet për jetën luksoze që bën, duke qenë gjithmonë në kohë me trendet e fundit, shkruan GazetaBlic.Modelja në llogarinë e saj në Instagram publikoi një fotografi ku u shfaq e veshur e tëra nga marka e njohur “Louis Vuitton”.

Por, ndonëse në pamje të parë ngjason me një paraqitje të thjeshtë, por kjo veshje e Morena Tarakut kushton plot 5 mijë e 200 euro.

-Advertisement-

Vetëm kapela e modeles kap shifrën e 1,390 eurove, çanta me një çmim prej 1,462 euro, pantallonat 1,543 euro, të gjitha këto nga marka “Louis Vuitton”, si dhe atletet nga “Dolce & Gabbana” me një çmim prej 833 eurove.

 

 

Morena Taraku po vazhdon qëndrimin e saj në Turqi, duke qenë se ka një vit që është shpërngulur atje. Ndërsa ditën e djeshme ajo zbuloi para fansave të saj se ka tre muaj pa takuar familjen e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera