Lajme

Në pakon emergjente pse nuk u përfshin pastruesit e shoferët, tregon Kurti çka do të behët me ta

Autori: A.H 12:42 | 10 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe ministren e Pushtetit Lokal, ka vizituar komunën e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra, si dhe nevojat e komunës për menaxhimin e situatës me covid-19.

I pyetur se pse nuk janë përfshirë edhe gazetarët dhe fotoreporterët në pakon emergjente fiskale, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se pakoja emergjente është ciklike.

“Pakoja emergjente është ciklike. Pajtohem që duhet ta adresojmë në këtë çështje, në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë, të përfshihen, si pastruesit, shoferët dhe gazetarët”, tha ai, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera