Lajme

Në orën 14:00 KQZ shpall rezultatet përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 29 June 2017

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar për Gazetën Express se KQZ’ja do t’i shpall sot rezultatet përfundimtare në orën 14:00.

Sot, e enjte, do të dalin rezultatet përfundimtare nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në orën 14:00, ka konfirmuar Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 29 qershor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”, ka thënë Elezi.

-Advertisement-

Ndërsa, Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje! 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera