Lajme

Në orën 12:00 varroset Adem Demaçi

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 28 Korrik 2018

Varrimi i veprimtarit, Adem Demaçi do të bëhet sot në orën 12:00, shkruan gazeta inFokus.

Ceremonia komemorative ka filluar në orën 08:30 në sheshin ‘Skenderbeu’.

Ndërsa Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit ka njoftuar se pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00.

-Advertisement-

Veprimtari, Adem Demaçi ka ndërruar jetë të enjtën në moshën 82 vjeçare.

Demaçi njihej si simboli i rezistencës kombëtare, i quajtur edhe si Mandela i Ballkanit. U lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Studioi për letërsi, juridik në Prishtinë, Beograd dhe Shkup./inFokus

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy