Lajme

“Ne nuk kemi vija të kuqe me Albin Kurtin dhe as ai nuk ka vija të kuqe me ne”

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 22 January 2021

Kryetari i Partisë Liberale të Romëve të Kosovës, Veton Berisha ka thënë se dëshiron tu japë fund propagandave që kryetari i LVV-së ka vija të kuqe për partinë e tyre ose që këta të fundit kanë vija të kuqe për Kurtin.

Berisha në Fokusin Zgjedhor të Gazetës inFokus ka thënë se nëse LVV-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve atëherë do ti tregojnë parimet e tyre bazë për bashkëqeverisje me Kurtin e VV-në.

“Ne bëjmë pjesë në partitë e komuniteteve të cilat nuk kanë vija të kuqe me askënd, ne nuk kemi asnjë vijë të kuqe për bashkëpunim në këtë rast sepse po propagandohet shumë se ose Albin Kurti ka vija të kuqe me ne ose ne me Albinin, për faktin që nuk ishim në mandatin, e kaluar. Unë këtu e njoftoj krejt komunitetin që as zotëri Kurti e as Veton Berisha nuk kanë vijë të kuqe asnjëri për tjetrin. Ne do të garojmë do të dalim në zgjedhje dhe sigurisht që do të ulemi dhe do ti kemi parimet tona bazë të bashkë qeverisjes në rast se do të jetë zotëri Kurti”, ka thënë Berisha.

-Advertisement-

Ndërsa ka bërë të ditur se lista e partisë së tij do të garojë me 40 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera