Lajme

“Në një dasmë” / Nait Hasani: Pas lufte më ra të ulem me tavolinë më njërin që më kishte rrahur në burgjet serbe

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 19 April 2023

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se persona që kanë rrahur e maltretuar atë dhe shqiptarë të tjerë, janë ulur me të në një tavolinë pas lufte.

Hasani, që ka qenë edhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivist i Lëvizjes Popullore para saj, ka thënë se edhe i ka takuar këta persona në rrugë.

“Kam parë njerëzit që më kanë maltretuar në burg rrugëve. Para luftës i kam parë nq Prizren, në Prishtinë e të tjera. Pas luftës më ka ra të ulem në tavolinë me ta. Njerëz që na kanë rrahur. Kanë qenë kundër neve, por pastaj disa edhe na kanë ndihmuar kur e panë që e kemi bërë luftën dhe kemi të drejtë. Nuk kam folur kurrë me ta dhe nuk kam shkëmbyer fjalë. Kemi pasur qëllimet tona dhe ia kemi arritur. Krijuam UÇK-në e më pas çliruam vendin”, tregon ai.

-Advertisement-

Hasani tregon se kurrë UÇK nuk ka pasur në cak civilët.

“Lëvizja Popullore dhe më pas UÇK nuk i kanë pas cak asnjëherë civilët”, shtoi Hasani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera