Sport

Në ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë është thyer ky rekord 29 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 13 June 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë, që po luhet në kuadër të Grupit D në Kampionatin Evropian të futbollit ‘EURO 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimit që po zhvillohet në ‘Wembley Stadium’, të dy këto kombëtare kanë shkuar në pushim prej 15 minutave me rezultat të barabartë 0-0.

Por, në këtë përballje është thyer një rekord, kjo pasi kombëtarja e Anglisë po luanë për herë të parë pas 29 viteve pa asnjë futbollistë të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

-Advertisement-

Hera e fundit kur ‘Tre Luanët’ kishin zhvilluar ndeshje pa ndonjë lojtarë të këtyre dy gjigantëve anglez ishte Kampionati Evropian i vitit 1992.

Në bankë rezervë janë Henderson i Liverppolit, Rashford, Shaq dhe Dean Henderson të Manchester Unitedit, por nuk dihet a do të inkuadrohet ndonjëri prej tyre në pjesën e dytë nga Southgate./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera