Në mungesë të provave, KGJK e liron nga përgjegjësia disiplinore gjykatësen Lela Petkoviq

Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 21 September 2023
Lela Petkoviq, gjykatëse në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Dega në Shtërpcë, nuk është gjetur përgjegjëse nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për shkelje disiplinore lidhur me moscaktimin e një seance dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, sipas rregullave ligjore.
Këtë vendim, KGJK e ka marrë më 28 korrik 2023, pas kërkesës për fillim të hetimeve nga Autoriteti Kompetent, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit, Autoriteti Kompetent për fillim të hetimit ka konsideruar se gjyqtarja Lela Petkoviq, në veprimet e saj në një lëndë ka nxjerrë vendim për masën e sigurisë së përkohshme më 6 prill 2022, dhe ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore pa thirrur seancë gjyqësore në bazë të kundërshtimit, i cili është paraqitur më 26 prill 2022, edhe pse dy herë radhazi janë paraqitur dy urgjenca për trajtim të kundërshtimit.
Të njëjtit, kanë vlerësuar se duke mos caktuar seancën dëgjimore sipas rregullave ligjore, subjekti i hetimit mund të ketë kryer shkelje disiplinore të përcaktuara nga neni 5, paragrafi 2, pika 2.7 të Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Sipas Ligjit përkatës, shkelja e pretenduar rezulton të jetë shkelja e detyrave të gjyqtarit, ashtu që pika 2.7 e nenit 5 përcakton se: “në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj”.
Para panelit hetimor sipas arsyetimit të këtij vendimi, thuhet se gjykatësja Petkoviq, ka kundërshtuar inicimin e procedurës disiplinore, pasi sipas saj pretendimet e ankuesit nuk qëndrojnë ngase dy urgjencat e parashtruara dhe kundërshtimi kundër Aktvendimit C.nr.2022.025970, nuk janë shqyrtuar pasi nuk kishte qenë në dijeni për ardhjen e tyre.
Sipas saj, ajo është njoftuar për ekzistimin e këtyre shkresave më 5 gusht 2022, kur është ftuar kryetari i gjykatës dhe është pyetur lidhur me ekzistimin e këtyre shkresave.
Tutje, para Panelit Hetimor, subjekti i hetimit, përkatësisht gjyqtarja Petkoviq ka thënë se këto shkresa po i pranon për herë të parë në seancën e Këshillit.
Ndryshe, sipas këtij vendimi Këshilli i kishte kthyer raportin e Panelit Hetimor në plotësim dhe kishte kërkuar që të konstatohet data e pranimit të kundërshtimit dhe parashtresave nga ana e gjykatëses në fjalë.
Sipas vendimit, pas pranimit të raportit plotësues nga Paneli Hetimor në seancën e dytë dëgjimore, Këshilli nuk ka mundur të vërtetojë datat e sakta se kur subjekti i hetimit gjyqtarja Petkoviq ka pranuar përmes sistemit SMIL dhe në kopje fizike, urgjencat dhe kundërshtimin e parashtruar nga ankuesi A.
Andaj, Këshilli ka vendosur që në mungesë të provave ta lirojë nga përgjegjësia disiplinore gjykatësen Petkoviq.
“Këshilli në seancën për këshillim dhe votim në mënyrë unanime konstatoi dhe vendosi se në mungesë të provave me të cilat do të ishte konstatuar data e pranimit të parashtresave te cekura me lartë nga gjyqtarja Lela Petkoviq, vendosi që ta liroj nga përgjegjësia disiplinore sa i përket pretendimeve të Autoritetit Kompetent për shkelje disiplinore të përcaktuara në nenin 5, paragrafi 2, nën paragrafi 2.7 i Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” thuhet në vendim.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...