Lajme

Në muajin shkurt rritet numri i foshnjave të lindura në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 16 April 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shkurt 2021.

Sipas këtyre statistikave në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%.

“Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra”, thuhet në një njoftim për media.

-Advertisement-

Siç thuhet në njoftim, janë regjistruar gjithsej 1,509 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin shkurt me muajin janar 2021 është një rënie për (-11.96%).

“Prej vdekjeve të regjistruara 840 raste janë meshkuj dhe 669 raste janë femra”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1,593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të qifteve të kurorëzuara për (-17.3%).

“Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për (-23.6%). Gjithsej janë regjistruar 123 raste të çifteve të shkurorëzuara. ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2 , Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet ndër të tjera në njoftim, të cilat të dhëna janë nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera