Rozë

Në muajin e tetë të shtatzënisë, kaq shumë është shëndoshur Ryva Kajtazi

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 08 April 2020

Këngëtarja e famshme kosovare, e diskutuar gjithmonë për hitet, elegancën e bukurinë, ka folur rreth jetës në izolim.

Ryva, ka treguar se po e shijon pafundësisht këtë periudhë, pasi po qëndron në shtëpi me personat me të dashur, bashkëshortin dhe të bijen, Dorelen, për të cilën ka treguar se është shumë energjike, i pëlqen të vallëzoj e këndoj gjatë gjithë kohës.

“Doreles gjithmonë i them se është artiste e lindur, por se çfarë do të bëhet në të ardhmen, mbetet të shihet, pasi ende është shumë e vogël”, ka thënë këngëtarja.

-Advertisement-

Ajo, për revistën Kosovarja, ka treguar se është në mujain e tetë të shtatëzanisë dhe si gjithçka ka shkuar mirë, ndryshe nga shtatëzënia e parë, të cilën e kishte më të komplikuar.

Ryva, ka treguar se ende nuk kanë vendosur se çfarë emri do ti vënë të birit dhe se janë në dilemë.

Këngëtarja ka thënë se do të rikthehet shpejtë me projekte të reja dhe se do të kujdeset që të mungoj më pak në tregun e muzikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera