Lajme

‘Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi’

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 16 December 2024

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit i cili ka shprehur gatishmërinë që t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

“Qeveri ma jotransparente, qeveri ma e msheftë, qeveri që kurrë nuk i ka dhanë asnjë lajm të vërtetë popullit të vet është kjo qeveri”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Për më tepër, Matoshi ka theksuar se politika nuk mund të ndërlidhet asesi me drejtësinë dhe në këtë rast me Prokurorinë Speciale.

-Advertisement-

“Në momentin kur prokuroria e vet politikën na paska hanger dreqi, s’paskmi ma pushtete të ndame. Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi”, ka thënë Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera