Rozë

Në momente intime me Ronaldon në jaht, Georgina Rodriguez nxjerr fotot

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 19 August 2020

Ata po shijojnë disa momente familjare në një super jaht prej 5,5 milionë paundsh. Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez u shfaqën tejet të dashuruar ndërsa ndanë një seri fotografish romantike nga udhëtimi i tyre.

Futbollisti, 35 vjeçar, ndau një puthje me gjysmën tjetër të tij, 26 vjeçare, teksa mbështillnin krahët njëri-tjetrin dhe po shijonin muzgun nga jahti i tyre. Georgina po ashtu ndau imazhe të përbashkëta të tyre duke shkruar: ‘Sa me fat ndihem’.

Ylli i mediave sociale dukej mahnitëse për mbrëmje, duke u shfaqur atraktive me një fustan të bardhë pa mëngë, teksa mbante flokët e lëshuara. Cristiano u shfaq i thjeshtë me një bluzë të gjelbër të errët dhe një palë pantallona po ashtu të errët.

-Advertisement-

Çifti janë larguar së bashku me vajzën e tyre Alana Martina, dy vjeçare, djalin Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, tre vjeç.

Atleti kurrë nuk ka zbuluar publikisht identitetin e nënës së Cristiano Jr dhe mban kujdestarinë e plotë për djalin e tij të madh.

Në vitin 2017, ai u bë babai i binjakëve Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogateje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fëmija i tij më i vogël, Alana, lindi më 12 nëntor 2017 dhe është vajza biologjike e Georgina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera