Lajme

Në Mitrovicë rritet numri i rasteve me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 10 April 2020

Në veri të Kosovës janë shënuar edhe dy raste pozitive në koronavirus edhe atë në komunën e Mitrovicës së Veriut, ka kumtuar epidemiologu Aleksandar Antonijeviq nga Enti për Shëndet Publik të kësaj komune.

Sipas tij, prej COVID-19 vuajnë dy burra me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, transmeton Radio serbe Kontakt Plus. Enti deri tani ka trajtuar 304 mostra të dyshuara, dhe gjatë të enjtes janë testuar 38 persona, ka thënë Antonijeviq dhe ka shtaur se është rritur numri i tesimeve, si dhe sot janë dërguar për analizë edhe 28 mostra, shkruan injsaderi.

“Gjatë ditës pritet të testohen gjithsej 50 raste”, thotë Antonijeviq dhe lut qytetarët që të lajmërohen në Shtëpinë e Shëndetit nëse kanë çfarëdo simptoma./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera