Lajme

Në ministrinë e Mjedisit nuk ‘heqin dorë’ nga Reshitaj, dërgojnë email në emër të saj    

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 07 August 2018

Ka disa ditë që Albena Reshitaj është shkarkuar nga pozita e të parës në Ministrinën e  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

E me këtë fakt duket që ende nuk janë mësuar stafi i saj, shkruan gazeta inFokus.

Ata madje sot kanë dërguar një email në emër të Ministrës, “Kabineti i Ministres MMPH”, thuhet në emailin e dërguar.

-Advertisement-

Rreth një javë më parë, Reshitaj është shkarkuar nga pozita e ministres në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

E për këtë pozitë ushtrues detyre është emëruar, Fatmir Matoshi.

Por Reshitaj nuk ka mbetur jashtë politikës, ajo të të hënën është emëruar  këshilltare politike e kryeministri Ramush Haradinaj.

“Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.” kishte shkrar Haradinaj në facebook./inFokus.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera