Fokus

Në ministrinë e Agim Veliut tregojnë për Infokus përse i blenë pampersat

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 13 August 2020

Gazeta Infokus këtë të mërkurë raportoi që ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Agim Veliu përmes tenderit ka blerë pampersa, bica të rrojës, krehër e gjëra të tjera.

Ndërsa, tash nga kjo ministri i kanë treguar Infokusit arsyen e blerjes së këtyre gjërave jo fort të zakonshme, shkruan gazeta Infokus.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë Infokusit se krejt këto janë blerë për Qendrën për Azil dhe Migracion.

-Advertisement-

“Ju sqarojmë lidhur me kërkesën tuaj për aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me material higjienik” për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM), dhe në mesin e artikujve ka edhe Pampersa  (ose ekuivalent), pasta të dhëmbëve, krehër, e bica për rroje dhe gjëra tjera si produkte të cilat janë me se të domosdoshëm për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion  në Republikën e Kosovës.

Ky aktivitet i prokurimit është në harmoni të plotë me Ligjin për Prokurim Publik dhe aktet tjera nënligjore të zbatueshme mbi prokurimin publik në Kosovë”, thuhet në këtë përgjige./Gazeta Infokus/

Lexo edhe

Agim Veliu blen pampersa me tender (Dokument)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera