Sport

Në mesnatë reagon kapiteni i Kosovës pas paraqitjeve të dobëta të ‘Dardanëve’

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 15 October 2020

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ka bërë një reagim në mesnatë për paraqitjet e dobëta të ‘Dardanëve’ në ndeshjet e muajit tetor, shkruan Gazeta inFokus.

Kosova humbi ndaj Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë, derisa barazoi me Greqinë.

Futbollistët dhe trajneri Bernard Challandes u kritikuan shumë për rezultatet e dobëta dhe lojën e treguar.

Lidhur me këto kritika të shumta nga tifozët ka reaguar portieri, Samir Ujkani, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram.

Ujkani ka thënë se po e përmbyllin një grumbullim të vështirë për të gjithë, duke shtuar se kanë pasur shumë vështirësi për tu kthyer pas humbjes nga maqedonasit.

Tutje ai ka kërkuar përkrahje për ti kaluar këto momente jo të mira të kombëtares.

Më poshtë keni postimin e kapitenit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Të tjera