Sport

Në mesjavë zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 05 April 2021

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen të mërkurën, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli me interesant i kësaj faze do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, aty ku do të ballafaqohet Prishtina me Llapin.

Sfida tjetër gjysmëfinale e garës së dytë më të rëndësishme në vendin tonë do të zhvillohet në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog, aty ku do të takohen Istogu me Dukagjinin.

-Advertisement-

Të dy këto përballje do të nisin nga ora 15:00, kurse duele kthyese do të zhvillohen pas dy jave, saktësisht me 21 prill./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera