Lajme

Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari edhe vajza e politikanit maqedonas

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 23 November 2021

Të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Nga 52 turistë shqiptarë që ndodheshin në autobus kanë gjetur vdekjen 46 prej tyre, ndërsa 7 kanë pasuar lëndime.

Në mesin e viktimave është edhe Sumeja Brava, 27-vjeç.

-Advertisement-

Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera