Lajme

Në mesin e viktimave edhe një i ri nga Kërçova, shkoi në Stamboll me të fejuarën për të festuar ditëlindjen

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 23 November 2021

G.U., 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij, A.B., 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.

G.U., ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.

Informacionin për vdekjen e tij në një bisedë telefonike për Telma e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

G.U, ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015./Alsat

Të tjera