Lajme

Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë

Autori: Gazeta inFokus 00:31 | 20 August 2022

Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zjarrë debatit mbi atë se ku ka ‘çaluar’ qeveria e Kosovës, në menaxhimin e kësaj situate. Ekspertët e energjisë janë pesimistë se gjendja e krizës energjetike mund të përmirësohet.

Nga e hëna, ka nisur zbatimi i reduktimeve 6 me rrymë e dy pa rrymë, pasi që siç njoftoi KEDS, ka mungesë të energjisë elektrike.

Por përkundër mungesës, Kosova shet rrymë shumëfish më lirë se sa është në treg të aktualisht.

Rryma që po prodhohet nga penda e Liqenit të Ujmanit po shkon drejt Bullgarisë pasi firma e menaxhimit të liqenit “Ibër Lepenc” ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me një kompani private për shitjen e energjisë.

“Kontrata për shitjen e rrymës me kompaninë private është deri me 31.12.2023. Kapacitetet prodhuese te rrymës nga penda ne Liqenin e Ujmanit janë 32 MWh”, kanë thënë Zyra për Informim e ndërrmarrjes “Iber Lepenc”, për Periskopin.

Një llogaritje tregon se 32 MW energji e prodhuar për një orë u shiten bullgarëve për 1216 euro. Në tregun botëror, e njëjta energji do të kushtonte 16 mijë euro në orë me një çmim mesatar prej 500 euro, sipas përllogaritjeve të këtij mediumi.

Kosova, sipas KEDS-it, është duke paguar shumë herë më shumë për importin e energjisë elektrike sesa në vitet e kaluara. Megjithatë, importi është ndërprerë në katër ditët e mëparshme, duke bërë që reduktimet të bëhen të detyrueshme.

Të tjera