Në mes të natës, Donika Gërvallës i kujtohet të shkruajë për vendime të jashtëligjshme që janë marrë në MPJ
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 10 January 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla si duket punët nuk po i ndal as në orët e vona gjatë vikendit. Të dielën në orën 23:20 para mesnatës ajo publikoj një status goxha të gjatë në llogarinë e saj në Facebook ku fliste për vendime sipas saj të marrë jashtë ligjshëm në këtë dikaster të cilat do të shfuqizohen.
Në këtë shkrim ani pse në orët e vona, Gërvalla nuk përtoi të radhiste e të tregonte se çfarë pritet të bëhet në këtë ministri duke thënë se qeveria e kaluar ka dështuar në mandatin e saj, ani pse nuk përmend se për çfarë vendime të jashtëligjshme është duke folur.
Gërvalla ka thënë se do të shfuqizohen një nga një të gjitha vendimet e marra deri më tash, duke folur për një riorganizim të thellë në MPJ.
“Kemi analizuar shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit. Në vijim do të shfuqizojmë një nga një të gjitha vendimet e jashtëligjshme, duke kthyer kështu më në fund ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion”, ka shkruar ajo.
Krye diplomatja ka shtuar se stuhia e pafund e ankesave do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Pasi sipas saj, të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë.
“Të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë. Pas gjithë atyre viteve pa ligjshmëri, ligjin do të zbatohet përfundimisht edhe në këtë fushë. Por shteti ligjor është shtet ligjor dhe jo shtet i nepotizmit, i privilegjeve të pafundme dhe i tradhtisë ndaj taksapaguesve dhe djersës së tyre”, ka shkruar ministrja./Gazeta Infokus/
Gërvalla: Të emëruarit në kundërshtim me ligjin do të kthehen në Kosovë
Të tjera
-
Majorja Manushaqe Nura largohet nga ushtria: FSK-ja do të mbetet shtëpia ime e dytë
Manushaqe Nura është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Epr...
-
Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Pri...
-
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në...
-
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris përgatisin ekipet ligjore në rast të kontestimeve të rezultatit
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Sht...
-
Elezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit sipas planit
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet...
-
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit t...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Tahiri: Tri dekada Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar...