Lajme

Në Merdare arrestohet koordinatori zgjedhor dhe konfiskohet materiali i referendumit serb

Autori: Gazeta inFokus 00:12 | 15 January 2022

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdare.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si “skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”.

-Advertisement-

Petkoviq ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Koordinatori i Komisionit Zgjedhor dhe kamionët me materialin zgjedhor për referendum ishin nisur sonte për t’ia dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së si përgjegjëse për organizimin e referendumit, mirëpo në vend të përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët i kemi njoftuar sot me një shkresë zyrtare për dërgimin e materialeve, përfaqësuesit tanë janë pritur nga 10 vetura të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera