Lajme

Në Merdar pritjet shkojnë deri në 7 orë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 04 August 2018

Kolona të gjata janë shkaktuar në hyrje të Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Merdare.

Sipas atyre që janë duke pritur në kolonë për të hyrë në anën e Serbisë pritjet janë deri në 7 orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga Serbia pritjet janë deri në 2 orë e gjysmë.

Policia sipas zëdhënësit Daut Hoxha e ka planin e veçante për menaxhimin e fluksit gjate sezonit në kufijtë e saj.

-Advertisement-

“Ka shtim të resurseve në pikat e kalimit të kufirit, si dhe të pajisjeve. Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit, ka resurse të mjaftueshme që mundëson një kontroll efikas, të shpejtë dhe të sigurt. Menaxhimi i kontrollit kufitar është një proces i cili kërkon një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve te gjitha agjencive te përfshira në kontrollin kufitar, si dhe një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me agjencitë e kontrollit kufitarë të shteteve fqinje, që në disa raste kjo po mungon, siç është rast në kufirin me Serbinë”, ka thënë zëdhënësi Hoxha

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera