Lajme

Në Merdar pritje deri në 5 orë për të dalë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 16 August 2024

Deri në 5 orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 16:00, kolona e automjeteve në Merdar është 1900 metra.

Ndërkohë që në pikat Mutivodë, Jarinje dhe të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin gjysmë orë e në Muçibabë një orë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave në pikat e tjera nuk ka pritje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera