Në mënyrë të organizuar qytetarët e Gjilanit me të drejtë vote në Serbi, shkojnë për të votuar atje
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 17 December 2023
Dhjetëra qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjilan po shfrytëzojnë transportin e siguruar nga Komuna e Gjilanit për të shkuar dhe votuar për zgjedhjet të cilat po zhvillohen në Serbi, raporton kallxo.com.
Edhe pse qytetarë jo të shumtë në numër, një autobus dhe dy kombi-bus u panë brenda rrethojave të Stcionit të Autobusëve në Gjilan mëngjesin e sotëm, të cilët do të bëjnë transportin e qytetarëve në mënyrë të organizuar për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.
Pritjet e qytetarëve nga këto zgjedhje nuk janë edhe të shumta për shkak të numrit të vogël të përfaqësuesve të tyre në Parlamentin e Serbisë.
Ajo cka theksojnë më shumë është problemi me pasivizimin e adresave për qytetarët të cilët u dëbuan nga Lugina e Preshëvës pas luftës në Kosovë.
Gani Krasniqi i cili me profesion është profesor vë në theks problemin e pasivizimit të adresave, derisa thotë se pret dicka të mirë nga këto zgjedhje.
Edhe Azem Selimi një qytetar tjetër, përmend se për derisa kanë të drejtë të votojnë të gjithë shqiptarët duhet ta shfrytzojnë votimin në mënyrë që të ngrisin zërin në pjesën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Emrush Bilalli tregon se ka familjarë në Preshevë të cilët kanë mbetur pa adresa, ndërsa ai sot jeton në Gjilan për shkak se u dëbua në të kaluarën.
Zyra për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ka organizuar transportin e qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre në pjesën e Luginës në zgjedhjet që po zhvillohen sot.
Enver Haziri nga kjo zyrë në Komunën e Gjilanit tha se Serbia ka punuar vazdimisht që të ulë numrin e votuesve shqiptar në zgjedhjet e tanishme.
Ai tutje shtoi se shumë qytetarë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë të votojnë por që me mjete transporti vetanake, ndërsa në pika kufitare do të mblidhen do të shkojnë së bashku që të votojnë.
Në Stacionin e Autobusëve në Gjilan u pa edhe një veturë e policisë për të ofruar siguri në këtë organizim.
Për rreth 30 minuta qytetarët që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë, u mblodhën në Stacionin e Autobusëve dhe u nisën në mënyrë të organizuar për të shfrytëzuar këtë të drejtë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...