Lajme

“Në mëngjes në orën 8 ka dalë..”, gruaja nga Prishtina e shokuar me zhdukjen e bashkëshortit

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 07 May 2023

60 vjeçari, Nezir Osmani është raportuar i zhdukur që katër ditë nga familjarët e tij. Osmani është qytetar i Prishtinës – banues në lagjen “Kodra e Trimave”.

Për zhdukjen e Osmanit është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja të cilët janë mobilizuar për gjetjen e tij.

Bashkëshortja e tij tha se burri i saj ka dal nga shtëpia të mërkurën në orën tetë të mëngjesitpër të blerë bukë, por nuk është kthyer më.

-Advertisement-

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë problem me askënd pasi që është njëri i qetë dhe i respektueshëm.

“Është zhdukur prej te mërkurës – nuk ka pas problem me kërkon – është kon njeri i qet e punëtor. I ka kqyr punët e veta – jom tu besu qe ndonjë sulm i momentit ka ndodh. Jam e shokuar”, ka thënë ajo për Insajderin.

Bashkëshortja po ashtu ka sqaruar për opinionin se burri i saj është zhdukur që katër ditë e jo që nga viti 2021 siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Por, më pas ata e kanë përmirësuar njoftimin që besohet ka qenë një gabim teknik.

Tutje, gruaja e tij tha se Neziri nuk ka qenë duke vuajtur nga depresioni ose ndonjë sëmundje tjetër.

“Ne mëngjes ne orën 8 ka dal prej shtëpisë as nuk është i sëmurë as ne depresion papritur ka ndodh -normal është shku në punë, e ka dal me ble bukë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Nezir Osmanit, i lindur më 1963-ën, banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Komunën e Prishtinës, i cili është zhdukur që katër ditë.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, PK-ja ka bërë të ditur se në kërkim të të zhdukurit kanë dalë edhe FSK-ja dhe ekipet emergjente të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera