Lajme

Në Maqedoninë e Veriut 5 të vdekur dhe 176 raste të reja nga COVID 19

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 12 October 2020

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 5 persona nga koronavirusi, ndërsa numri në total i viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 772 njerëz.

Ndërkohë sipas të dhënave ditën e sotme janë konfirmuar 176 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve në rajon ka shkuar në 21,113 të tjerë.

Në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 16,301 persona, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 4 pacientë. Maqedonia e Veriut për identifikimin e rasteve me koronavirus ka kryer 208.669  testime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera