Lajme

Në Mal të Zi, tri vdekje përfshirë një foshnje tre muajsh

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 13 January 2022

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 2.217 persona të ri të infektuar dhe tre të vdekur, ndër të cilët edhe një foshnje më pak se tre muajsh, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Janë testuar 5.676 mostra për virusin e ri korona. Mjekët e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore kërkuan autopsi të foshnjës, e cila duhet të zbulojë shkakun e vdekjes, duke pasur parasysh se në periudhën paralindjes janë konstatuar probleme me zemrën e fëmijës dhe gjithashtu ka rezultuar pozitive.

Shumica e të infektuarve rishtazi janë në Podgoricë – 595. Numri i përgjithshëm i infeksioneve aktualisht aktive është 15.773.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera