Në Mal të Zi debat për monumentin e Skënderbeut
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 02 August 2018
Lajmërimi se një monument kushtuar heroit historik shqiptar Skëndërbeu do të ndërtohet në Mal të Zi ka hapur përsëri një debat në vend në lidhje me origjinën e tij.
Partitë politike shqiptare në Malin e Zi të mërkurën akuzuan aleancën pro-serbe të Frontit Demokratik se “po pretendon” pa pasur baza se heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu ishte serb.
Reagimi i tyre erdhi pasi Fronti Demokratik mirëpriti një nismë nga autoritetet lokale në qytetin me shumicë shqiptare të Ulqinit për të ndërtuar një monument të Skënderbeut, duke thënë se ai ishte një “hero i madh dhe i famshëm – një serb i lindur”.
Një zyrtar nga Alternativa Shqiptare, Nik Deljosaj, tha se ky ishte “një mit i krijuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve, SANU”.
“Dhe në lidhje me Skëndërbeun, atë nuk e duan vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët. Jo vetëm atë, por edhe nënë Terezën dhe figurat e tjera të njohura shqiptare,” tha Deljosaj për gazetën malazeze Vijesti.
I konsideruar një udhëheqës heroik i rezistencës ndaj osmanëve në Shqipëri, Gjergj Kastrioti, i njohur si “Skënderbeu” (‘Zoti Aleksandër’) – u rekrutua që një fëmijë në Ushtrinë Osmane, duke u shërbyer sulltanëve me besnikëri dhe duke praktikuar islamin.
Por në vitin 1443, ai dezertoi, hodhi tej besimin islam dhe mori qytetin e Krujës. Nga kjo bazë, ai bashkoi princat shqiptarë që vetëm grindeshin nën flamurin e tij dhe pa një pushtim otoman pas tjetrit deri në vdekjen e tij nga malaria në vitin 1468.
Veprat ushtarake të Skënderbeut kundër turqve bënë që ai të admirohej nga Papat dhe shumë sundimtarë të tjerë në Perëndim. Por admirimi i tyre nuk mbështetej me para, gjë që pengonte aftësinë e tij për t’i dhënë turqve një goditje të madhe.
Pas vdekjes së tij, shqiptarët u ndanë dhe osmanët shumë shpejt e pushtuan vendin. Megjithatë, kujtimi i Skëndërbeut vazhdoi të jetonte, pavarësisht faktit se shumica e shqiptarëve deri atëherë ishin konvertuar në myslimanë, një besim që ai e refuzoi me vendosmëri.
Emblema e tij, shqiponja perandorake me dy koka, mbetet simbol i nacionalitetit shqiptar edhe sot.
Disa organizata dhe parti serbe gjatë viteve kanë cituar hulumtimet e historianëve lokalë rreth origjinës së Skënderbeut, që pretendojnë se ai kishte një prejardhje sllave dhe se nëna e tij ishte serbe etnike.
Megjithatë, këto hulumtime, të kritikuara ashpër nga historianët malazezë dhe shqiptarë, pohojnë gjithashtu se emri i parë i Skënderbeut nuk ishte Gjergj por Djuradj, i cili ishte një emër sllav nga ajo periudhë.
Nisma për të ndërtuar një monument të Skënderbeut në një qytet tjetër shqiptar, Tuz, pranë kryeqytetit Podgoricë, shkaktoi gjithashtu një debat të ashpër në prill.
Ndërsa partitë shqiptare e mbrojtën nismën duke thënë se Skënderbeu është heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve që do të shënojë 550 vjetorin e tij të lindjes këtë vit, organizatat pro-serbe dhe disa historianë lokalë thanë se monumenti mund të shihet si një “shënim i territorit shqiptar” brenda Malit të Zi.
Autoritetet lokale në Ulqin thanë se diaspora shqiptare do të financojë ndërtimin e monumentit. Ata thanë se dizajni paraprak është përfunduar dhe se qeveria lokale ka marrë leje nga Ministria e Kulturës për monumentin.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...