Lajme

Në maj përfundon rruga turistike për në Velipojë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 24 Tetor 2017

Në maj do të përfundojë rruga turistike për në Velipojë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka theksuar se pas 27 vitesh do të përfundojë në majrruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se, pas 27 vjetësh, përfundon në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

-Advertisement-

Rruga Shkodër-Velipojë, tejet e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit turistik i është nënshtruar projektit për rikonstruksionin e saj, falë programit të Rilindjes Urbane. Rruga ka tre lote dhe paralelisht punimet po zhvillohen në të 3 lotet.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy