Lajme

Në Luginë të Preshevës po kërkohet unitet politik

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 13 August 2017

Qeveria e Serbisë po vazhdon të prolongojë aprovimin e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke u arsyetuar në mungesë të stabilitetit politik në dy komunat me shumicë shqiptare.

Për këtë kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi thotë se uniteti politik është i domosdoshëm.

“Ky unitet politik arrihet në atë drejtim kur dy komuna janë stabile, kur të dy komunat kanë qëndrime të njëjta politike sa i përket kërkesave tona për të drejta kolektive dhe individuale”, tha Kamberi për RTK’në.

-Advertisement-

Ai ka përkujtuar asambleistët e Kuvendit Komunal të Preshevës për përgjegjësinë që kanë karshi qytetarëve të cilët ua kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar.

“Mjerisht ajo që po ndodh në Preshevë e rrezikon këtë unitet dhe këtë projekt”, tha ai.

Kuvendi i Preshevës rrezikon të shpërbëhet nëse deri më 24 gusht nuk do të konfirmojë stabilitetin e vetë duke mbajtur seancën e radhës e cila ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera